
Madrid, 17 shkurt 2020 (MIA) – Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos ka qenë golashënues i një goli në barazimin me Selltën mbrëmë në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja ka përfunduar 2:2, ndërsa Ramosi ka shënuar nga penaltia në minutën e 65-të.
Pasi Kristiano Ronaldo ka kaluar në Juventus, Ramos ka pasur 12 tentime të suksesshme nga 12 goditje nga pika e bardhë, nëntë në La Liga, dy në Kupë dhe një në Super kupën spanjolle.
Hera e fundit kur Ramosi nuk ka shënuar ka qenë në pranverën e vitit 2018 kur Real Madridi humbi nga Sevilla. fab/