0_Sport,PortalFutboll

Ramos nuk nënshkruan kontratë të re me Realin

Lojtari i mbrojtjes nga skuadra e Realit të Madridit, Serhio Ramos, ende nuk e ka rinovuar kontratën me Klubin e mbretërve. Arsyeja është mosgatishmëria e tij për të nënshkruar vetëm për një sezon.

Madrid, 21 mars 2020 (MIA) – Lojtari i mbrojtjes nga skuadra e Realit të Madridit, Serhio Ramos, ende nuk e ka rinovuar kontratën me Klubin e mbretërve. Arsyeja është mosgatishmëria e tij për të nënshkruar vetëm për një sezon.

Ekziston madje rregull në klubin madrilen që lojtarëve në moshë mbi 32 vjeç, t’u ofrohen kontratë vetëm për një sezon dhe se klubi nuk ka qëllim të vendos precedent me Ramosin, sa do që të jetë i vlefshëm për klubin.

Ai është pjesë e Madridit që nga vera e vitit 2005, pasi është tërhequr nga Sevila për 27 milionë euro.

Për momentin Ramosi ka 33 vjet dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close