0_Sport,PortalFutboll

Ramos: Njerëzit kanë nevojë për futboll që t’ua tërheqë vëmendjen

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se së shpejti duhet të vazhdojë sezoni

Madrid, 11 maj 2020 (MIA) – Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se së shpejti duhet të vazhdojë sezoni.

“Duhet kohë për të filluar me lëvizjet, vendit i duhet futbolli si mbështetje ekonomike, ndërsa njerëzve të shpërqendrohen nga jeta e përditshme. Ne duhet të jemi të disiplinuar që të jemi në gjendje ta shkatërrojmë këtë virus. Dua t’i mbështes të gjithë ata që kanë humbur ndonjë të dashur, ne do të ballafaqohemi me këtë dhe duhet të bashkohemi”, deklaroi Ramos.

Kapiteni i Realit e thekson Gjermaninë si shembull që duhet ta ndjekim.

“Ne duam të jemi me familjet, por duhet të jemi fleksibël. Do të dëshiroja të luaja në “Bernabeu”. Sa i përket luftës për titull, unë e di shumë mirë orarin e të dy skuadrave. Është pak e guximshme të bësh parashikime kur tifozët nuk do të jenë në stadium. Qëllimi ynë është që të jemi kampionë”, shtoi Ramos.

Rinisja e Kampionatit spanjoll të Futbollit mund të ndodhë kah mesi i qershorit. ls/shk/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close