0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Ramos: Me zemër dhe kokë jam në “El klasiko”

Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos pas humbjes nga Mançester Siti me rezultat (1:2) në ndeshjen e parë nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, orientohet drejt derbit të madh të ardhshëm me Barcelonën.

Madrid, 27 shkurt 2020 (MIA) – Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos pas humbjes nga Mançester Siti me rezultat (1:2) në ndeshjen e parë nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, orientohet drejt derbit të madh të ardhshëm me Barcelonën.

Spanjolli 33 vjeçar në ndeshjen e mbrëmshme u përjashtua pas faullit ndaj Gabriel Zhezus para fundit të ndeshjes.

“Pas një nate të vështirë, shoh dy opsione: të mendohet për humbjen e djeshme ose të punohet në fitoren e ardhshme. E zgjedh të dytën. Zemra dhe koka ime janë në ‘El klasiko'”, deklaroi Ramos.

Ndeshja Real-Barcelonë do të luhet të dielën në Madrid me fillim në orën 21:00. Pas 25 xhirove në Kampionatin spanjoll të futbollit, Barcelona është lider me 55 pikë, Real Madridi është i dyti me 53 pikë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close