BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Rama u bëri thirrje mjekëve të pensionuar të ndihmojnë, ndërsa premtoi shpërblim edhe për personelin e angazhuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje mjekëve të pensionuar specialistë, të cilët janë në mundësi, të ndihmojnë në menaxhimin me gjendjen me koronavirusin.

Tiranë, 11 mars 2020 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje mjekëve të pensionuar specialistë, të cilët janë në mundësi, të ndihmojnë në menaxhimin me gjendjen me koronavirusin.

“Ekzistojnë njerëz të cilët ende janë të fuqishëm dhe dinamikë, edhe pse kanë ndërprerë marrëdhënien e punës. Kemi disa personalitete të mëdhenj në shëndetësi. Dija dhe përvoja janë me vlerë të madhe. Edhe pse janë në pension, thirren për të kontribuar në këtë luftë me koronavirusin. Do të shpërblehen me 1.000 euro plus në pensionin e tyre”, u shpreh Rama.

Premtoi se për të gjithë personelin mjekësor dhe personel tjetër, i cili “është angazhuar në linjën e parë në betejën frontale me koronavirusin”, do të shpërblehen me 500, në fakt me 1.000 euro plus.

“Do t’i paguajmë mjekët dhe infermieret me nga 1.000 euro, derisa shoferët me nga 500 euro plus. Ky virus është armik dhe do të bëjmë gjithçka për t’u përballur me të. Do t’i zvogëlojmë lëndimet dhe humbjet”, theksoi Rama.

Ai e përsëriti apelin deri tek qytetarët që të respektojnë masat për të mos u bërë siç tha “vrasës të tjerëve”.

“Është e vërtetë se më së shumti i godet personat më të moshuar, por ne nuk duhet të luajmë. Frikë assesi, por kujdes po, edhe atë në maksimum”, porositi Rama.

Rikujtoi se secili që ka qenë në vendet e goditura nga Kovid-19 apo ka pasur kontakt me persona të cilët kanë qenë në këto zona, të lajmërohet në numrin 127.

Në Shqipëri, dy rastet e para të koronavirusit u regjistruan të dielën, ndërsa mbrëmë ky numër u rrit në 10 persona. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close