BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Rama: Shumë shpejt do të shihni një lëvizje qytetare e cila do të shndërrohet në parti politike e Metës

 Kryeministri shqiptar Edi Rama për televizionin Njuz24 tha se shumë shpejt do të formohet një lëvizje e re qytetare, e cila do të shndërrohet në parti politike e Metës, lajmëroi korrespondentja e MIA nga Tirana.  

Tiranë, 22 maj 2020 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama për televizionin Njuz24 tha se shumë shpejt do të formohet një lëvizje e re qytetare, e cila do të shndërrohet në parti politike e Metës, lajmëroi korrespondentja e MIA nga Tirana.

Unë ju them se shumë shpejt do të shihni lëvizje qytetare, e cila pak nga pak do të shndërrohet në parti të Presidentit, dhe gjoja është e lidhur me kujdesin rreth teatrit, Kushtetutës, atdheut. Sipas mendimit tim, kjo është e sigurt”, tha Rama.

Ai shtoi se po bëhet bëhet një zhurmë e madhe rreth reformave zgjedhore dhe reformën në gjyqësi, sepse opozita, sipas tij, e di se sërish do t’i humbasë zgjedhjet.

“Kjo që po ndodh ka lidhje me faktin, ndërsa këtë do ta shihni, se e gjithë kjo ka lidhje me zgjedhjet. Do të shihni shumë shpejt se zgjedhjet në Shqipëri do të lidhen me dy faktorë, druajtja e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe reforma në gjyqësi”, deklaroi Rama. vt/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close