BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Rama: Rekomandimi i KE-së konfirmim se Shqipëria me sukses i kryen detyrat e shtëpisë

Pak kohë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave që tani mes Shqipërisë dhe BE-së, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Tiranë, 29 maj 2019 (MIA) – Pak kohë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave që tani mes Shqipërisë dhe BE-së, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Me një status në faqen e tij në Tuiter, Rama, shkruan se me këtë rekomandim, konfirmohet se “Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE.

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, e cilësoi një lajm të shkëlqyer për Shqipërinë rekomandimin për çeljen e negociatave me BE-në.

Bushati theksoi se Komisioni Evropian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga vendet anëtare.

“Miratimi i rekomandimit nga vendet anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, tha Bushati.

Lajmi për rekomandim, kuptohet është lajmi kryesor në mediat shqiptare, të cilat e transmetojnë qëndrimin e komisarit evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembuj pozitiv të Ballkanit”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close