BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Rama: Nuk është mendim, por fakt se Shqipëria ka bilans pozitiv në luftën kundër krimit

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se "nuk është mendim por fakt se Shqipëria sot ka bilans pozitiv në luftën kundër krimit".

Tiranë, 18 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se “nuk është mendim por fakt se Shqipëria sot ka bilans pozitiv në luftën kundër krimit”.

Në seancë plenare në shtëpinë ligjvënëse në Tiranë, Rama tha se “lufta kundër krimit nuk matet me përralla dhe vërteta gjysmake, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha të cilat iu thuhen shqiptarëve për çdo dit, por janë statistikë, me fakte, me numra”.

“Gjithsesi, atë që e quani rritje të vrasjeve, të vëllavrasjeve, është përrallë pa mbret, sepse nuk ekziston vend demokratik i cili vrasjet i sjell në zero, nuk ka, nuk ekziston. Nuk ka asnjë vend demokratik, madje edhe më të zhvilluarat, më të sofistikuarat, të cilët luftën kundër krimit e shndërruan në vepër, ku janë eliminuar vrasjet, as tregtia me njerëz, as kriminelët ose policët e korruptuar”, tha Rama.

Ai duke iu drejtuar opozitës, shtoi se në periudhën prej kur janë në pushtet socialistët, gjegjësisht në shtatë vitet e kaluara, “është bërë luftë kundër krimit si asnjëherë më parë” ndërsa edhe policia po “pastrohet” nga të punësuarit e saj që kanë lidhje me krimin.

“Besoj se fakti që gjatë qeverisë sonë ka numër të dukshëm të policëve të cilët janë arrestuar ose të ndjekur penalisht, ose dëbuar nga policia ose janë suspenduar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon faktin siç e përshkruani ju. Kjo e tregon të kundërtën, kjo e tregon edhe përkushtimin që të luftojmë”, tha Rama.

Ai i porositi deputetët e opozitës se “duhet ta lexojnë raportin e progresit, se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian janë të vëzhgues të pakontestueshëm të të gjitha proceseve në të gjitha sferat dhe nëse e shihni raportoni se çka thonë raportet për progresin në luftën kundër krimit në Shqipëri do ta shihni dallimin e madh mes asaj sot dhe dje”. fc/

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close