BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Rama kërkoi nga qytetarët e goditur prej tërmetit të jenë të durueshëm

Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi apel  te qytetarët e goditur nga tërmeti më 26 nëntor, të jenë të durueshëm dhe paralajmëroi  fillim të shpejtë të rindërtimit të rënojave dhe  objekteve të dëmtuara.

Tiranë, 12 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi apel  te qytetarët e goditur nga tërmeti më 26 nëntor, të jenë të durueshëm dhe paralajmëroi  fillim të shpejtë të rindërtimit të rënojave dhe  objekteve të dëmtuara.

“Njerëzit duan ta dinë se kur do të kthehen në shtëpi. Ne duam të bëjmë proces të rindërtimit  ku gjithçka do të jetë sipas standardeve optimale dhe kushteve për ato kategori  të ndërtesave  që janë pjesë e procesit. Nevojitet durim. Më vjen keq  që në disa raste kam parë dezinformata”, deklaroi Rama.

Në seancën e sotme të katërt të Komitetit nacional për rindërtim, ai dha garancion se të gjitha mjetet e mbledhura, deri në ilaçin e fundit, shumë shpejtë do të përdoren  në realizimin e projekteve për rindërtim.

“Kemi raport që na jep bazë ta mbajmë konferencën donatore në Bruksel,  por gjithashtu të kemi  kontroll të qartë të të gjitha aspekteve që duhet t’i kemi parasysh gjatë procesit. Kemi rajone të karakterizuara për zhvillim. Rindërtimi i Thumanës dhe  Laçit do të fillojë më herët. Jemi të gatshëm në ditët e ardhshme të fillojmë procedurë të tenderit në të cilën do të paraqiten kompanitë”, paralajmëroi Rama.

Sipas raportit për vlerësim dëmi material i shkaktuar  nga tërmeti  arrin 985.074.906 euro. Në procesin e vlerësimit janë përfshirë  90 ekspertë  vendor dhe të huaj,  ndërsa janë përfshirë  më shumë se 50.000 objekte.

Në tërmetin katastrofal me fuqi prej 6,4 ballë  humbën jetët 51 persona,  u lënduan 900 dhe janë shpërngulur rreth 17.000 njerëz nga shtëpitë e dëmtuara. Gjithsej 202.291 njerëz janë goditur  nga kjo fatkeqësi natyrore në 11 njësi  të vetëqeverisjes lokale.

Konferenca donatore ndërkombëtare për Shqipërinë do të mbahet  më 17 shkurt në Bruksel.  vt/sa/

Back to top button
Close
Close