BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Rama i gatshëm të niset për në Minsk të ndërmjetësojë në tejkalimin e krizës politike

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në përbërje të kryesuesit të Organizatës  për siguri  dhe bashkëpunim  në Evropë (OSBE) shprehu  gatishmëri ta vizitojë Minskun dhe të bisedojë me të gjitha palët, të përfshirë në konflikt, lajmëroi televizioni  Top çenëll.

Tiranë, 19 gusht (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama, në përbërje të kryesuesit të Organizatës  për siguri  dhe bashkëpunim  në Evropë (OSBE) shprehu  gatishmëri ta vizitojë Minskun dhe të bisedojë me të gjitha palët, të përfshirë në konflikt, lajmëroi televizioni  Top çenëll.

Sipas televizionit,  Rama do të udhëtojë për në Minsk së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, dhe zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Edhe aktorët kryesorë të politikës evropiane po lëvizin në po të njëjtin drejtim. Teksa sot pritet mbledhja e posaçme e Këshillit Evropian për temën e Bjellorusisë, Top Channel ka mësuar se presidenti i këshillit, Charles Michel ka zhvilluar ditën e djeshme një telefonatë me kryeministrin Rama.

Burime pranë Kryeministrit Rama i thanë Top Çenëll se ditët e fundit kanë qenë ditë kontaktesh të ngjeshura sa i përket krizës në Bjellorusi dhe përfshirjes së OSBE-së në të. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close