BallkanBallkan.Portal

Rama: Haradinaj e ktheu pushkën në shpifje

Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama e porositi kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj se shpifjet dhe akuzat e përsëritura kundër tij, e lidhur me ndarjen e Kosovës, do të duhet të dëshmohen në gjykatë.

Tiranë, 24 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama e porositi kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj se shpifjet dhe akuzat e përsëritura kundër tij, e lidhur me ndarjen e Kosovës, do të duhet të dëshmohen në gjykatë.

“E vërteta është se dëshirova ta ndajë Kosovën aq sa Ramushi deshi ta ndajë princin Hari nga familja mbretërore! Shkurt fjala, komandant i djeshëm i UÇK-se Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij”, tha Rama.

Ai shtoi se “është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare në raport me Kosovën”.

Rama, i cili veçmë ka ngritur padi kundër kryeministrit në largim të Kosovës, për Top Çanel deklaroi se Haradinaj “e ka kthyer shpifjen në pushkë”.

Ai tha se nuk mund të bie në nivelin e Haradinajt, i cili, siç tha, është i atij lloji të politikanit të cilët nuk e respektojnë fjalën, të vërtetën dhe opinionin.

“Është e natyrshme që nga shpifja në dëm të dinjitetit të dikujt duhet të mbrohesh në gjykatë, posaçërisht nëse përsëriten në opinion”, tha Rama. bsh/

Back to top button
Close
Close