BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Rama as optimist as pesimist për hapjen e negociatave me BE-në

Shqipëria nuk do të ndalojë dhe të qajë para derës së Evropës, duke pritur të hapet, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Tiranë, 6 shkurt 2020 (MIA) – Shqipëria nuk do të ndalojë dhe të qajë para derës së Evropës, duke pritur të hapet, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai theksoi se vendi i tij duhet të fokusohet në të ardhmen e tij derisa Brukseli i zgjidh problemet e veta me procesin e aderimit në BE.

Shqipëria, me popullatë prej 2,8 milionë banorëve, shpresoi se do të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave në tetor, por Franca, Danimarka dhe Holanda vendosën veto.

Brukseli tani i ka rritur përpjekjet që t’i bindë të gjitha vendet që ta aprovojnë fillimin bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen në maj.

“As nuk jam pesimist e as optimist. Nuk pres asgjë. Ne nuk jemi nisur në të këtë rrugë për shkak se francezët apo gjermanët na kërkuan që ta bëjmë këtë, por për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e mençur e fëmijëve tanë dhe vendit tonë”, deklaroi Rama.

Shtoi se nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e Unionit, nuk varet nga vendi i tij por nga vetë BE-ja. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close