EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rajoni italian Liguria për herë të parë pa raste të reja të Kovid-19

Rajoni Liguria në veri të Italisë, në afërsi të Lombardisë i cili ishte më rëndë i prekur nga koronavirusi për herë të parë nga fillimi i pandemisë nuk ka raste të reja të infektimit.

Xhenova, 13 korrik 2020 (MIA) – Rajoni Liguria në veri të Italisë, në afërsi të Lombardisë i cili ishte më rëndë i prekur nga koronavirusi për herë të parë nga fillimi i pandemisë nuk ka raste të reja të infektimit.

Sipas të dhënave më të reja, nuk ka raste të vdekjes, ndërsa 18 persona janë shëruar.

Autoritetet rajonale kumtuan se të dhënat konfirmojnë trend pozitiv në Liguria pas heqjes së bllokadës të vendosur për shkak të pandemisë dhe fillimit të aktiviteteve afariste.

Për shkak të virusit 389 persona janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 persona të infektuar me Kovid-19 janë në spital. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close