BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rajoni afrikan Sahel është goditur nga reshje dhe përmbytje të jashtëzakonshme

Reshjet e shiut dhe përmbytjet e pazakonta që goditën rajonin Sahel të Afrikës janë edhe një sfidë më tepër për autoritetet lokale, krahas mungesës së ushqimit dhe pandemisë së koronavirusit të ri.

Pretoria, 18 shtator 2020 (MIA) – Reshjet e shiut dhe përmbytjet e pazakonta që goditën rajonin Sahel të Afrikës janë edhe një sfidë më tepër për autoritetet lokale, krahas mungesës së ushqimit dhe pandemisë së koronavirusit të ri.

Nga përmbytjet në Sudan, që janë më të mëdhatë që nga viti 1912, janë goditur 650.000 njerëz, ndërsa nga prurjet e ujërave kanë vdekur të paktën 114 persona, ndërsa janë lënduar 54 të tjerë. Autoritetet sudaneze në fillim të këtij muaji shpallën  gjendje të jashtëzakonshme tremujore.

Në Sudanin e Jugut, gjysmë milioni njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të daljes së lumit Nili i Bardhë nga shtrati, me ç’rast kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz.

Në Etiopi rreth 217.000 njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Në vendin prej nëntë rajoneve, janë goditur pesë prej tyre.

Përmbytjet gjithashtu kanë shkaktuar kaos edhe në pjesën qendrore të Malit, ndërsa mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në qytetin Segu në gusht.

Përmbytjet detyruan banorët e 11 fshatrave në jug të Çadit të evakuohen dhe ujërat e përmbytjeve shkatërruan 15.000 hektarë tokë të punueshme.

Përmbytjet prekën gjithashtu shtetin jugperëndimor Kebi në Niger, ku rreth 500.000 hektarë tokë të punueshme ishin nën ujë. Kebi është prodhuesi kryesor i orizit, misrit, grurit, patates.

Shirat e mëdha dhe përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, urat, shtëpitë, shkollat ​​dhe spitalet në pjesë të tjera të Nigerisë. Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 67 personave dhe kanë shkatërruar 32.000 shtëpi për rreth dy muaj dhe 6.000 hektarë të mbjella.

Në Senegal më 7 shtator ka rënë shi pa ndërprerje për shtatë orë. Qeveria në fillim të muajit, zhvilloi dhe zbatoi një plan për aksione të shpejta në rast të përmbytjeve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close