EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rajner do ta zvogëlojë numrin e fluturimeve në shtator dhe në tetor për 20 për qind

Kompania ajrore me buxhet të ulët Rajner do t'i zvogëlojë kapacitetet për edhe 20 për qind në shtator dhe në tetor për shkak të vendosjes së sërishme të disa kufizimit të udhëtimeve, që solli deri në ulje të konsiderueshme të rezervimeve paraprake të biletave në 10 ditët e fundit.

Dablin, 17 gusht 2020 (MIA) – Kompania ajrore me buxhet të ulët Rajner do t’i zvogëlojë kapacitetet për edhe 20 për qind në shtator dhe në tetor për shkak të vendosjes së sërishme të disa kufizimit të udhëtimeve, që solli deri në ulje të konsiderueshme të rezervimeve paraprake të biletave në 10 ditët e fundit.

Kompania ajrore theksoi se ulja e kapaciteteve do të fokusohet në Francë, Spanjë, Irlandë dhe Suedi, duke theksuar se kjo nënkupton ulje të numrit të fluturimeve, e jo mbyllje të rutave.

Aksionet e Rajnerit, që javëve të fundit e arritën nivelin më të lartë nga fillimi i qershorit, sot shënuan ulje prej 4,4 për qind në 11,22 euro. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close