EvropëEvropë.Portal

Rada ukrainase nuk e pranoi dorëheqjen e kryeministrit Grojsman

Parlamenti në Ukrainë e refuzoi dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Grosmjan. 

Kiev, 30 maj 2019 (MIA) – Parlamenti në Ukrainë e refuzoi dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Grosmjan.

Dorëheqjen e përkrahën vetëm 97 deputetë, ndërsa minimumi i domosdoshëm është prej 226 votash.

Sipas Ligjit, dorëheqja e kryeministrit sjell dorëheqjen e të gjithë Qeverisë. Qeveria dorëheqjen e të cilës parlamenti paraprakisht e pranoi, vazhdon me punë deri në emërimin e kabinetit të ri.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski  paraprakisht deklaroi se do ta shpërbëjë Parlamentin. Gjithashtu i bëri thirrja Kabinetit që të lërë vend për breza të rinj. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 21 korrik.

Таг
Back to top button
Close
Close