BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Qyteti ku Tramp kohë më parë kishte tubim parazgjedhor, bëhet vatër e Kovid-19

Autoritetet shëndetësore në Tulsa, Oklahoma, e akuzojnë  presidentin Donald Tramp për rritjen  e numrit të të infektuarve  me koronavirus, prejse më 20 qershor  në tubimin parazgjedhor mblodhi disa mijë njerëz në sallë të mbyllur.

Uashington, 9 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet shëndetësore në Tulsa, Oklahoma, e akuzojnë  presidentin Donald Tramp për rritjen  e numrit të të infektuarve  me koronavirus, prejse më 20 qershor  në tubimin parazgjedhor mblodhi disa mijë njerëz në sallë të mbyllur.

Shefi i shërbimeve shëndetësore  në Tulsa, Brus Dart tha se tubimi “më shumë se sa ka mundësi” e ka shkaktuar  rritjen e rasteve  të qytetarëve të infektuar.

“Ditëve të fundit  patëm rritje prej mbi 500 raste, ndërsa e dimë se para diçka më shumë se dy javë  patëm disa tubime të mëdha”, transmeton DPA.

Tubimi  parazgjedhor  ishte ndjekur me  protestë masive kundër racizmit, ndërsa erdhi deri te përleshjet  me policinë.  sa/

Back to top button
Close
Close