Lajme nga komunatShkup

Qyteti i Shkupit filloi t’i zbatojë ndryshimet e Ligjit për transport me automjetet ekologjike taksi

Qyteti i Shkupit filloi t'i zbatojë ndryshimet e Ligjit për transport me automjetet ekologjike taksi, me të cilat mundësohet certifikatat e licencës për automjetet për auto-taksitë të cilat janë me emetim të ulët të gazrave të dëmshëm në ajër të mos kufizohen.

Shkup, 25 janar 2020 (MIA) – Qyteti i Shkupit filloi t’i zbatojë ndryshimet e Ligjit për transport me automjetet ekologjike taksi, me të cilat mundësohet certifikatat e licencës për automjetet për auto-taksitë të cilat janë me emetim të ulët të gazrave të dëmshëm në ajër të mos kufizohen.

“Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport është mundësuar certifikatat e licencës për automjetet për transport me auto-taksi të cilat janë auto-taksi ekologjike me emetim të ulët të gazrave të dëmshëm në ajër (automjete hibride me fuqi të kombinuar motorike dhe elektrike, automjete me gaz natyror – CNG dhe automjete me fuqi elektrike) të mos kufizohen, gjegjësisht të mundet shtruesi i kërkesës i cili kryen veprimtari auto-taksi të mund të shtrojë kërkesë për mbi 10 certifikata, por më së shumti pesë për qind e numrit të përgjithshëm të certifikatave të licencës për veprimtari auto-taksi të përcaktuar me Vendimin për transport auto-taksi të pasagjerëve në rajonin e Qytetit të Shkupit ose maksimum 135 certifikata prej licencës për një shtrues të kërkesës”, kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Para këtij ndryshimi dhe plotësimi të Ligjit për transport, thuhet në kumtesë, sistemimi i certifikatave të lira prej licencave për të gjitha llojet e automjeteve ishte kufizuar në numër maksimal prej tre certifikata për një licencë për automjet në muaj, ndërsa 10 në vit për një drejtues të auto-taksisë. shk/

Back to top button
Close
Close