Lajme nga komunatShkup

Qyteti i Shkupit do t’i dhurojë 50.000 euro Zagrebit pas serisë së tërmeteve

Qyteti i Shkupit do të dhurojë 50.000 euro ndihmë për Zagrebin,  i cili këto ditë ishte goditur nga seria e tërmeteve.

Shkup, 26 mars 2020 (MIA) – Qyteti i Shkupit do të dhurojë 50.000 euro ndihmë për Zagrebin,  i cili këto ditë ishte goditur nga seria e tërmeteve.

“Qyteti i Shkupit, si qytet i solidaritetit dhe  qytet i binjakëzuar  me Zagrebin, do të dërgojë ndihmë humanitare pas tërmeteve të mëdha të cilat këto ditë  e goditën  kryeqytetin e  Kroacisë dhe shkaktuan dëm të madh material. Vendimin për ndihmën humanitare e cila është në vlerë prej  50 mijë euro, e nënshkruajti kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov në telefon ka biseduar me homologun e tij të Zagrebit Millan Bandiq dhe, duke i marrë parasysh rrethanat, kufijtë e mbyllur dhe gjendjen e jashtëzakonshme gjithkund në botë, janë dakorduar që ndihma, e cila zakonisht përbëhet nga materialet dhe njerëzit  për ndihmë gjatë katastrofave, këtë herë të jetë, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, shumë simbolike financiare.

Të hënën në orët e mëngjesit Zagrebi ishte goditur nga seri e tërmeteve, në të cilat  ka persona të vdekur dhe të lënduar, ndërsa është shkaktuar  edhe  dëm më i madh material në të cilin janë evidentuar mbi 5.500 objekte të dëmtuara.

Shkupi dhe Zagrebi  janë qytete të binjakëzuara që nga viti 2011 dhe deri tani kanë bashkëpunim në fushën e arsimit, sportit, komunikacionit dhe kulturës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close