0_Maqedoni.PortalKorrespondentë BotëPolitikë

Qytetarët slloven nga Maqedonia e Veriut me karvan u nisën prapa drejt Sllovenisë

Me karvan prej dhjetë automobilave filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Lubjanë, 27 mars 2020 (MIA) – Me karvan prej dhjetë automobilave filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Njerëzit praktikisht ishin ngujuar në Maqedoninë e Veriut pas mbylljes së kufijve për shkak të epidemisë me koronavirusin. Për disa persona është organizuar edhe transport me autobus.

Në ndërkohë nga Ministria sllovene e Punëve të Jashtme informojnë se vazhdojnë  me organizimin e fluturimeve  nga vendet evropiane për në Slloveni me qëllim që të gjithë qytetarët e tyre  të cilët duan të mund të kthehen në Slloveni.

Njerëzit të cilët mbrëmë me fluturim special ishin kthyer nga Madridi, i vendosën në karantinë shtetërore 14 ditëshe. Të gjithë ishin nga aeroporti Bërnik të transportuar  në një hotel në qytetin Velenje. Akomodimi është donacion për shtetin, sepse hoteli është në pronësi të një kompanie kineze, e njëjta e cila e bleu edhe gjigantin Gorenje  në Velenje. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close