0_Maqedoni.PortalShoqëriZgjedhje parlamentare 2020

Qytetarët mund të denoncojnë në Komitetin e Helsinkit shkelje të së drejtës zgjedhore

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh që filloi sot votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, i informon qytetarët se kanë mundësinë të raportojnë shkelje të mundshme të të drejtave të tyre të votimit në Komitet, në numrat e telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436, ose në helkom@mhc.org.mk.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh që filloi sot votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, i informon qytetarët se kanë mundësinë të raportojnë shkelje të mundshme të të drejtave të tyre të votimit në Komitet, në numrat e telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436, ose në helkom@mhc.org.mk.

Komiteti i Helsinkit njoftoi se zyra e tij do të jetë e hapur edhe të mërkurën, 15 korrik, nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 21:00. Apelon deri te qytetarët që të respektojnë detyrimisht masat për mbrojtje nga Kovid-19 në përmbushjen e së drejtës së tyre të garantuar me kushtetutë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të publikut.

Sot filloi votimi për njerëzit që janë të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa nesër do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, njerëzit në burgje, shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. mb/

Back to top button
Close
Close