Korrespondentë MKDLajme nga komunatSektori civil

Qytetarët e Tetovës, në vitin 2019, kanë pasur 88 ditë me ajër të pastërt, 120 ditë me ajër të ndotur, për 157 ditë nuk ka të dhëna

Raporti përmbyllës i dhjetorit i Monitorimit automatik shtetëror për cilësinë e ajrit në Tetovë, tregon se në vitin 2019, ka pasur 120 ditë kur është tejkaluar kufiri 24 orësh i mikrogrameve në metër kub të grimcave helmuese PM10. Megjithatë gjatë vitit të kaluar nuk dihet saktë sa ditë kanë qenë të ndotura duke marrë parasysh se stacioni matës në Tetovë, nuk ka qenë në funksion nga 26 prilli deri më 23 shtator, apo gjithsej 157 ditë. Meqë në 120 ditë ajri ka qenë i ndotur, në 157 tjera nuk ka të dhëna. Mbetet se vitin e kaluar në Tetovë, vetëm në 88 ditë ka pasur ajër të pastër.

Shkup, 9 janar 2020 (MIA) – Raporti përmbyllës i dhjetorit i Monitorimit automatik shtetëror për cilësinë e ajrit në Tetovë, tregon se në vitin 2019, ka pasur 120 ditë kur është tejkaluar kufiri 24 orësh i mikrogrameve në metër kub të grimcave helmuese PM10. Megjithatë gjatë vitit të kaluar nuk dihet saktë sa ditë kanë qenë të ndotura duke marrë parasysh se stacioni matës në Tetovë, nuk ka qenë në funksion nga 26 prilli deri më 23 shtator, apo gjithsej 157 ditë. Meqë në 120 ditë ajri ka qenë i ndotur, në 157 tjera nuk ka të dhëna. Mbetet se vitin e kaluar në Tetovë, vetëm në 88 ditë ka pasur ajër të pastër.

“Standardet botërore të shëndetit parashohin se në një vit kalendarik të mos ketë më tepër se 35 ditë ajër të ndotur, gjegjësisht prezencën e grimcave helmuese PM10 dhe PM2”, njoftojnë nga Qendra e Shëndetit Publike në Tetovë.

Në vitin 2018, në Tetovë, tejkalimi i mbi 50 mikrogrameve të grimcave PM10, për metër kubë ka pasur në 134 ditë. Qytetarët e Tetovës, më tepër me ajër të ndotur u ballafaquan gjatë vitit 2015, duke pasur parasysh nga gjithsej 365 ditë, në 350 prej tyre ka pasur prezencë të grimcave të dëmshme PM10. Në vitin 2016, në Tetovë, ka pasur 302 ditë me ajër të ndotur, respektivisht në vitin 2017, qytetarët e Tetovës, kanë thithur ajër të ndotur në 134 ditë.

Stacioni i monitorimit në Tetovë, punon nga viti 2004, me matjen e grimcave të suspenduara me madhësi prej 10 mikrograme (PM10).  Prej 26 prillit, deri më 23 shtator të vitit 2019, instrumenti për PM10/2.5 u dërgua në laboratorin e akredituar për kalibrim në Vjenë. oxh/

 

 

Back to top button
Close
Close