BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qytetarët e Shqipërisë të parët në rajon sipas kërkesave për azil

Pas rënies të madhe muajin prill dhe maj, kërkesat për azil nga qytetarët e Shqipërisë në vendet e Bashkimit Evropian tregojnë tendencë rritjeje në muajin qershor, megjithëse me normë shumë më të ulët në krahasim me periudhën para pandemisë së Kovid-19.

Tiranë, 17 gusht 2020 (MIA) – Pas rënies të madhe muajin prill dhe maj, kërkesat për azil nga qytetarët e Shqipërisë në vendet e Bashkimit Evropian tregojnë tendencë rritjeje në muajin qershor, megjithëse me normë shumë më të ulët në krahasim me periudhën para pandemisë së Kovid-19.

Në muajin qershor, kur filloi hapja graduale e komunikacionit ajror dhe kufijve tokësorë të dhënat nga Zyra Evropiane për Azil (EASO) tregojnë se ka pasur 394 kërkesa për azil nga shtetasit e Shqipërisë, nga të cilët 73 për qind ishin kërkesa për herë të parë dhe pjesa tjetër ishin kërkesa të përsëritura. Në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime, numri i tyre në muajin qershor ishte katër herë më i lartë.

Në muajin janar dhe shkurt, kur gjendja e lëvizjes ishte normale, mesatarisht ka pasur më shumë se 1.000 kërkesa për azil në muaj, ndërsa në qershor numri i tyre ka qenë rreth 40 për qind e nivelit para krizës.

Në gjysmën e parë të vitit, rreth 3.400 shtetas të Shqipërisë kanë bërë kërkesë për azil, nga të cilët rreth 20 për qind kanë qenë riaplikime. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ata shënuan rënie prej 72 për qind, për arsye të lëvizjes së kufizuar, për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Kur bëhet fjalë për qytetarët e vendeve të rajonit pas atyre të Shqipërisë, të cilët me 394 kërkesa për azil janë në radhë të parë, pasojnë qytetarët e Kosovës me 185 aplikime, të Serbisë me 134, Bosnje dhe Hercegovinës me 97, Maqedonia e Veriut me 44 dhe Mali i Zi me vetëm 10 kërkesa për azil. vt/bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close