0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiTemë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë mbi 10 miliardë denarë në produktet vendore për një vit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë më shumë para për produktet e huaja sesa për ato vendore. Nga korriku i vitit të kaluar, deri në mesin e këtij muaji, 10.8 miliardë denarë janë shpenzuar për produktet vendore dhe 19.7 miliardë denarë për produktet e importuara.

Shkup, 29 korrik 2020 (MIA) – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë më shumë para për produktet e huaja sesa për ato vendore. Nga korriku i vitit të kaluar, deri në mesin e këtij muaji, 10.8 miliardë denarë janë shpenzuar për produktet vendore dhe 19.7 miliardë denarë për produktet e importuara.

Ky është qarkullimi i regjistruar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, pra në llogaritë e skanuara të qytetarëve në periudhën nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e këtij muaji.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike në muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor, qarkullimi nga produktet vendore ishte rreth 700 milionë, ndërsa nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, janë shpenzuar mbi një miliard denarë.

Për produktet e huaja në atë periudhë më shumë u shpenzuan në muajt korrik, tetor, shkurt dhe mars, si dhe në qershor. Në muaj të caktuar, ata shpenzuan mbi gjashtë miliardë denarë për të blerë produkte të importuara.

Përmes masës TVSH-ja Ime, e cila filloi në muajin korrik të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, qytetarëve iu është rikthyer TVSH-ja prej 10.7 milionë eurove. Qytetarët morën 15 për qind të TVSH-së së llogaritur në produktet që blenë, ndërsa së fundmi qeveria bëri ndryshime për kthimin e TVSH-së në produktet maqedonase prej 20 për qind dhe për importimin e produkteve me 10 për qind.

Qëllimi është të inkurajojmë blerjen e produkteve vendase, si dhe të stimulojmë konsumin dhe kështu të ndihmojmë ekonominë e vendit dhe të mbrojmë vendet e punës, është vendosur edhe kartela pagesore vendore.

Kartelën do ta marrin 320 mijë qytetarë, ndërsa masa është në vlerë prej 28 milionë euro. Bankat në mënyrë intensive punojnë në dhënien, ndërsa deri më tani mbi 50 mijë qytetarë tashmë e morën dhe e shfrytëzojnë për blerjen e produkteve vendore.

Kartelën e japin nëntë banka, pjesën më të madhe 280 mijë do ta japin NLB Banka, Banka Komerciale dhe Stopanska Banka. NLB Banka do t’i dorëzojë deri në adresat e shtëpive, ndërsa të tjerat do t’i informojnë shfrytëzuesit se kur dhe në cilën ekspoziturë do të mund t’i marrin. Disa të tjera, gjithashtu, do t’i dërgojnë në adresa të shtëpive.

Edhe nga Qeveria edhe nga bankat u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen për kartelën pagesore përmes ueb-faqes së bankave dhe koll qendrave të tyre, që të mos krijohen turma në banka dhe të shkaktohet rrezik nga përhapja e virusit.

Masa Kartela pagesore vendore është pjesë e pakos së masave të treta të Qeverisë, ndërsa qëllimi është që të ndikohet në amortizimin e goditjes ndaj ekonomisë, gjegjësisht përballje më të mirë me goditjen ndaj ekonomisë si rezultat i ngadalësimit të aktivitetit ekonomik.

“Tani kur jemi në fazën e rihapjes së të gjitha kapaciteteve të cilat ishin mbyllur nevojitet që ta përforcojmë konsumin vendor. Krahas asaj që do të stimulohet konsumi privat do të jepet mbështetje financiare e qytetarëve me qëllim që të njëjtat në periudhë të shkurtër kohore t’i shpenzojnë këto mjete te sektorët e prekur”, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Qytetarët do t’i shfrytëzojnë kartelat për blerje të produkteve dhe shërbimeve vendore. Mund të përdoren në hotele, pushimore, agjenci turistike, objekte hotelierike, restorante, supermarkete, shitore të ushqimit, furra, mobilie, produkte për amvisëri, librari, pajisje sportive, veshmbathje, barnatore, sallone të bukurisë…

Në objektet shitëse do të vendosen në vend të veçantë ose do të shënohen, ndërsa si produkte vendore konsiderohen vetëm ato të cilat në deklarata është treguar se produkti është prodhuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve vendore, personat juridikë dhe fizikë japin faturë fiskale e cila përmban linjë për qarkullim të përgjithshëm të realizuar nga produktet vendore me tekst “qarkullim nga produkte vendore”, i përllogaritur tatimi i vlerës së shtuar nga produkte vendore i treguar për nga normat tatimore dhe vlerë të përgjithshme të tatimit të vlerës së shtuar nga produktet vendore.

Kartelat mund të shfrytëzohen edhe për shitje on-line përmes faqeve të internetit ku gjithashtu duhet tregtarët veçanërisht t’i ndajnë produktet dhe shërbimet vendore dhe t’i shënojnë me etiketa “BLEJ NGA VENDI”, si dhe të njoftojnë në vend që shihet në faqen e parë të faqes së internetit.

Kartelën pagesore vendore të gjithë qytetarët të cilët i përmbushin kriteret duhet ta marrin më së voni deri më 18 korrik, ndërsa mjetet duhet të shfrytëzohen më së voni deri më 15 gusht.

Suzi Koteva Stoimenova

 

 

Back to top button
Close
Close