0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiPolitikë

Qytetarët do të mund të shkyçen nga sistemi i ngrohjes, nëse dëshmojnë se do të ngrohen në mënyrë më efikase

Secili qytetar i kyçur në ngrohjen qendrore do të ketë mundësi të shkyçet vetëm nëse sistemin që do ta përdorë në të ardhmen është me efikasitet energjetik. Kjo do të jetë pjesë e Propozim-ligjit për efikasitet energjetik që sot si amendament u pranua në Komisionin kuvendor për çështje evropiane.

Shkup, 29 janar 2020 (MIA) – Secili qytetar i kyçur në ngrohjen qendrore do të ketë mundësi të shkyçet vetëm nëse sistemin që do ta përdorë në të ardhmen është me efikasitet energjetik. Kjo do të jetë pjesë e Propozim-ligjit për efikasitet energjetik që sot si amendament u pranua në Komisionin kuvendor për çështje evropiane.

Amendamentin e dorëzoi kryetari i Komisionit Artan Grubi, ndërsa u pranua nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Qytetari do të duhet të sigurojë pëlqim me shkrim  për shkyçje nga sistemi për ngrohje qendrore apo ftohje prej shumicës së numrit të përgjithshëm të pronarëve të pjesë të veçanta të ndërtesës në pajtim me Ligjin për banim.

“Në drejtim të sigurimit të ajrit të pastër, ndërsa njëkohësisht zbatim të masave për efikasitet energjetik në të ardhmen nuk do të ketë shkyçje joracionale nga sistemi për energji termike”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Në Strategjinë e re të zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040, miratuar nga Qeveria theksi vendoset në efikasitet më të madh energjetik dhe në burimet e rinovueshme të energjisë.

Me qëllim të zbatimit çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për përdorimin racional të energjisë. Duke ndjekur këtë shembull mund të arrijmë efikasitet më të madh, pasiqë çdo shumë e investuar në efikasitet kthehet në një periudhë të shkurtër kohe dhe njëkohësisht kemi përfitime përmes kursimeve të realizuara të energjisë. Kjo ide është në përputhje me politikën dhe iniciativat e BE-së për efikasitetin e energjisë dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike.

Në të njëjtën kohë, ekziston bazë ligjore për rregullimin e mënyrës dhe procedurës për shkyçjen e konsumatorit sipas rregullave për furnizimin me ngrohje që Komisioni Rregullator i Energjetikës i miraton në përputhje me Ligjin për Energjetikë.

Back to top button
Close
Close