Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Qytetarë të Strugës reagojnë ndaj rikonstrumit joprofesional të dy urave mbi Drinin e Zi në qytet

Një grup i qytetarëve të Strugës, me shkresë drejt mediumeve, reagojnë ndaj mënyrës në të cilën po bëhet rikonstruimi i dy nga tre urave mbi lumin Drini i Zi në qytet. Ata konsiderojnë se rikonstruimi po bëhet në mënyrë joprofesionale, me projekt të dyshimtë, në mënyrë amatore për çka konsiderojnë se do t'i tjetërsojë vetë ndërtimet në kundërshtim me kontekstin urban.

Ohër, 16 janar 2020 (MIA) – Një grup i qytetarëve të Strugës, me shkresë drejt mediumeve, reagojnë ndaj mënyrës në të cilën po bëhet rikonstruimi i dy nga tre urave mbi lumin Drini i Zi në qytet. Ata konsiderojnë se rikonstruimi po bëhet në mënyrë joprofesionale, me projekt të dyshimtë, në mënyrë amatore për çka konsiderojnë se do t’i tjetërsojë vetë ndërtimet në kundërshtim me kontekstin urban.

Sipas tyre, Ura e poezisë është objekt në tërësi të mbrojtur urbane, me status të objektit në rrugë magjistrale urbane të rangut më të lartë.

Njëkohësisht ata kërkojnë nga shteti dhe shërbimet qendrore inspektuese të kontrollojnë tërë dokumentacionin që është dhënë apo jo për intervenimet përkatëse.

Për shkak të vërejtjeve të cekura dhe aktiviteteve në terren për të cilat konsiderojnë se në mënyrë estetike e prishin pamjen e urave dhe ambientit më të gjerë, ata kërkojnë ndërprerje të të gjitha ndërhyrjeve ndërtimore derisa nuk bëhet revizioni i projektit. ab/

Back to top button
Close
Close