Korrespondentë MKDLajme nga komunat

QSHP Kumanovë: Gjithsej 11 persona të saposëmurë, 33 të shëruar, një i vdekur nga Kovid-19

Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit evidenton, 11 persona të saposëmurë me Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik. Janë shëruar 33 pacientë nga Kumanova, një ka vdekur i moshës (48) vjeçare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Kumanovë, 18 shtator 2020 (MIA) – Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit evidenton, 11 persona të saposëmurë me Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik. Janë shëruar 33 pacientë nga Kumanova, një ka vdekur i moshës (48) vjeçare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Të saposëmurët tashmë kanë pasur kontakte me  personat e sëmurë më parë”, deklaroi drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi.

Sot, janë kryer 41 testime prej të cilave 24 përmes “TerminiIm” dhe 17 testime, të kryera sipas indikacioneve  epidemiologjike.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë,  me kovid-19 janë diagnostifikuar 1.655 persona, ndërsa për momentin aktive janë 192 raste. am/sa/

Back to top button
Close
Close