0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

QSHP Kumanovë: Gjashtë të infektuar të rinj, 18 të shëruar nga Kovid-19

Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit, evidentoi gjashtë persona të rinj të infektuar nga Kovid-19 nga Kumanova, një nga Likova, kumtuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Janë shëruar 18 pacientë.

Kumanovë, 18 gusht 2020 (MIA) – Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit, evidentoi gjashtë persona të rinj të infektuar nga Kovid-19 nga Kumanova, një nga Likova, kumtuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Janë shëruar 18 pacientë.

“Dje kishte numër të madh të infektuarve të rinj, ndërsa sot janë gjashtë. Kemi dy të cilët punojnë jashtë vendit, një asimtomatik i cili ka bërë test për të udhëtuar jashtë vendit. Gjatë ditës së djeshme ka pasur katër persona që janë kthyer nga jashtë vendit, dy ishin në pushim në Ohër, disa raste të izoluara të të punësuarve në kompanitë private dhe një mjek nga Spitali i përgjithshëm. Edhe njëherë apeloj të respektohen masat, të pushojmë, por të ruhet distanca fizike, të mbahet maskë, shpesh të pastrohen duart”, deklaroi drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi.

Sot, janë kryer 52 testime nga të cilat 20 sipas “Termini Im” dhe 32 teste epidemiologjike dhe kontrolluese.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë, Kovid janë diagnostifikuar 1.295 raste, ndërsa për momentin aktivë janë 286. am/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close