0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Qeveria thotë se mund të mendohet për regjistrim në maj ose qershor, opozita kërkon shtyrje për vitin e ardhshëm

Pesëmbëdhjetë ditë pas miratimit të Ligjit për regjistrim dhe qëndrimit të fundit të Presidentit, Stevo Pendarovski se nuk do të ishte problem shtyrja e zbatimit të këtij operacioni statistikor dhe mbajtja e tij në maj ose qershor, dje edhe Kryeministri Zoran Zaev tha se një mundësi e tillë vlen të merret në konsideratë. Por, theksoj, vetëm nëse bëhet fjalë për shtyrje prej një ose dy muaj. Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, ndërkohë, ngurron të hyjë në debat për shtyrjen e këtij operacioni. Kuvendi, tha, ishte të miratohet ligj dhe kjo u bë. Për tjetër nevojitet  marrëveshje politike, tha Xhaferi. Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm, ose nëse insistohet të bëhet në pranverë, të realizohet në mënyrë elektronike.

Back to top button
Close
Close