EvropëEvropë.Portal

Qeveria suedeze, së paku në fillim, nuk do të rekomandojë vaksinim të të miturve kundër Kovid-19

Qeveria suedeze nuk do të rekomandojë vaksinim  kundër koronavirusit për më të rinjtë se 18 vjeç, lajmëroi CNN.

Stokholm, 21 shtator 2020 (MIA) – Qeveria suedeze nuk do të rekomandojë vaksinim  kundër koronavirusit për më të rinjtë se 18 vjeç, lajmëroi CNN.

Qeveria suedeze vlerëson se fëmijët e bartin virusin në mënyrë të kufizuar dhe se nuk u nevojitet vaksina.

Megjithatë, vaksinimi rekomandohet për të rritur, posaçërisht ata të cilët janë nga grupet e ndjeshme dhe personat e moshuar.

Epidemiologu kryesor suedez, Anders Tagnel në deklaratë për CNN tha se Suedia funksionon sipas parimit të vaksinimit vullnetar dhe se kjo ishte ashtu edhe gjatë pandemive të kaluara, por shkalla e imunizimit ishte e lartë.

“Sipas të gjitha gjasave patëm shkallë më të lartë të imunizimit në botë”, sqaron epidemiologu. ab/

Back to top button
Close
Close