0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikë

Qeveria spanjolle kërkoi nga Parlamenti me procedurë urgjente ta ratifikojë Protokollin për NATO

Qeveria e Spanjës dje e miratoi dhe e parashtroi për miratim në Parlament protokollin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Madrid janar 2020 (MIA) – Qeveria e Spanjës dje e miratoi dhe e parashtroi për miratim në Parlament protokollin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Qeveria e kryeministrit Pedro Sançez kërkoi nga Parlamenti që protokolli të ratifikohet me procedurë urgjente, duke marrë parasysh se Spanja është e fundit nga 29 anëtaret e NATO-s që këtë nuk e ka bërë, transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE.

“I domosdoshëm është që ratifikimi të jetë me procedurë urgjente me qëllim që të mos anulohen angazhimet e Spanjës si aleat në NATO për pranim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, thuhet në elaborimin e Qeverisë spanjolle.

Qeveria në Madrid në korrik vitin e kaluar ka parashtruar deri te Parlamenti kërkesë për ratifikimin e protokollit, por për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 10 nëntor, procedura është ndërprerë.

Lideri i socialistëve, Sançez në fillim të muajit ka marrë përkrahje nga Parlamenti që të formojë qeveri të koalicionit, me çka i jepet fund krizës pothuaj njëvjeçare në ekonominë e katërt sipas madhësisë në eurozonë.

Për dhjetë muaj Protokollin për aderim në NATO e ratifikuan 29 nga gjithsej 29 anëtare, ndërsa pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s është i sigurtë, hyrja është vetëm formalitet, pasi vendimi dhe pajtueshmëria nga 29 vendet-anëtare veçmë është dhënë.

Nga ana e jonë, megjithatë, Propozim ligji veçmë është në procedurë kuvendore. Qeveria nga fundi i muajit të kaluar ka marrë vendim për ratifikim të parakohshëm tek ne, me qëllim që të mos humbet kontinuiteti në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë, duke marrë parasysh atë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti do të shpërndahet më 11 shkurt. bsh/

Back to top button
Close
Close