0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Qeveria solli Dekret për kufizim të pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagës në sektorin publik

- Qeveria solli Dekret me fuqi ligji për kufizim të pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave për të punësuarit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Qeveria solli Dekret me fuqi ligji për kufizim të pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave për të punësuarit në sektorin publik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë dekret me fuqi ligjore rregullohet kufizimi i pagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagës për të punësuarit në organet e pushtetit shtetëror, institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga sfera e mbrojtjes së fëmijës, mbrojtjes social dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit dhe në institucionet të cilët kryejnë punë me interes publik me ligj, ndërsa janë të organizuara si agjenci, fonde, trupa rregullator me autorizim publike të përcaktuara me ligj, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit dhe shoqëritë aksionare në pronësi të plotë të shtetit, gjatë kohës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Të punësuarit që përfshihen nga ka dekret me fuqi ligji nuk iu paguhen shtesa dhe kompensime të pagave sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, gjatë kohës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Dispozitat nga ky dekret me fuqi ligji nuk kanë të bëjnë me personalin mjekësor dhe ndihmës-teknik në institucionet publike shëndetësore, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close