BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Qeveria sllovene e sulmoi Kroacinë për shkak të masave kundër Kovid-19

Qeveria sllovene, përmes Tuiterit, e sulmoi Kroacinë për shkak të masave të miratuara pas shfaqjes së epidemisë së Kovid-19. "Masat të cilat i vendos Kroacia nuk janë efikase dhe janë ekonomikisht të dëmshme", porositi Qeveria sllovene, pa saktësuar për cilat masa konsiderohet se janë problematike.

Lubjanë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Qeveria sllovene, përmes Tuiterit, e sulmoi Kroacinë për shkak të masave të miratuara pas shfaqjes së epidemisë së Kovid-19.

“Masat të cilat i vendos Kroacia nuk janë efikase dhe janë ekonomikisht të dëmshme”, porositi Qeveria sllovene, pa saktësuar për cilat masa konsiderohet se janë problematike.

Por, kryeministri slloven Marjan Sharac në seancën e sotme qeveritare ka dhënë kritika për aktivitetet e Kroacisë në kufi, ku kontrollohen nëse ndokush është i infektuar nga koronavirusi i ri.

“I pyesin shoferët prej ku vijnë dhe marrin bris. Si rezultat i kësaj krijohet turmë në kufi. Tek Obrezhje drejt Kroacisë kolona është e gjatë 12 kilometrave”, theksoi Sharec, duke vlerësuar se një masë e tillë shkakton dëm ekonomik.

Përndryshe, presidenti kroat Zoran Millanoviq sot po qëndron në Slloveni, ku pritet të ketë bisedime edhe për këtë temë. fb/

Back to top button
Close
Close