Korrespondentë MKDPolitikë

Qeveria shqiptare miratoi vendim për hapjen e Konsullatës së përgjithshme në Strugë

Këshilli i ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme në Strugë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj në profilin e tij në Fejsbuk.

Tiranë, 15 shkurt 2020 (MIA) – Këshilli i ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendim për hapjen e Konsullatës së përgjithshme në Strugë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj në profilin e tij në Fejsbuk.

Vendimi, siç ka thënë Cakaj është në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës sëpPërgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut .

Rrethi konsullor i kësaj qendre, sipas tij, përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjë/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”, ka thënë Cakaj. vt/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close