Partitë politikeTekste origjinale

Qeveria neglizhon gjuhën shqipe në çdo informim dhe rekomandim!

28 mars 2020

Situata e krijuar në vend është situatë në të cilën nuk jemi gjendur më parë prandaj edhe menaxhimi me të kërkon kujdes të veçantë por, kjo nuk do të thotë se e kursen nga përgjegjësia qeverinë e cila është e obliguar të respektoj çdo ligj të miratuar!

Pikërisht për informim të saktë dhe të drejtë është dashur që çdo rekomandim, masë dhe obligim të mos ju drejtohet qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase por, sipas ligjit të gjuhëve edhe në gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe jo vetëm se nuk po përfillet nga ministritë e udhëhequra nga ministra maqedonas por, fatkeqësisht nuk po përfillet as nga ministritë e udhëhequra nga ministra shqiptar. Rast i tillë ndodhi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila informatat dhe obligimet që shkollat e mesme dhe fillore duhet t’i plotësojnë i kanë pranuar vetëm në gjuhën maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji është ligj dhe si i tillë duhet të respektohet edhe tani, prandaj apelojmë deri tek organet kompetente me qëllim të informimit të drejtë dhe saktë çdo informatë, rekomandim apo obligim të jetë në dy gjuhë.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close