0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Qeveria miratoi Protkoll për masa preventive për të gjitha vendet e punës për parandalim të bartjes së KOVID-19

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Protokoll për masa preventive për të gjitha vendet e punës për parandalim të bartjes së KOVID-19, që do të vlejnë për të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendet e punës, siç janë punëdhënësit, udhëheqësit, punëtorët, kontraktorët, klientët dhe vizitorët.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Protokoll për masa preventive për të gjitha vendet e punës për parandalim të bartjes së KOVID-19, që do të vlejnë për të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendet e punës, siç janë punëdhënësit, udhëheqësit, punëtorët, kontraktorët, klientët dhe vizitorët.

Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Protokolli përfshin masa të cilët kanë të bëjnë me higjienën personale dhe pajisjen mbrojtëse, rekomandime për higjienën respiratore dhe distancimin fizik në hapësirat e punës, si dhe për reduktimin e udhëtimeve lidhur me punën, si dhe organizimin e veçantë kur është e domosdoshme të zbatohen.

“Protokolli për masa preventive për të gjitha vendet e punës për parandalim të bartjes së KOVID-19 përfshin edhe rekomandime dhe masa për pastrim të rregullt dhe dezinfektim të mjediseve të punës, komunikim të vazhdueshëm, trajnim dhe edukim për rreziqe, si dhe procedura kur nevojitet menaxhim i të punësuarve tek të cilët paraqiten simptome që përputhen me Kovid-19”, shtohet në kumtesën nga mbledhja e 60-të e Qeverisë.

Qeveria e solli edhe Dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për mbrojtje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën rregullohet kompetenca për miratim të vendimeve për udhëtim të personelit aktiv ushtarak dhe civil të Armatës dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, për pjesëmarrje në stërvitje, trajnim, në operacione humanitare, operacione ndërkombëtare, në misione dhe operacione të NATO-s, në zbatimin e së drejtës së vetëmbrojtjes individuale apo kolektive, si dhe në operacione për menaxhment të krizës dhe siguri kooperuese, jashtë territorit të Republikës.

“Ky dekret sillet edhe për arsye se sipas Ligjit për mbrojtje vendime për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare ushtarake jashtë territorit të shtetit sjellë Kuvendi i RMV-së, ndërkaq meqenëse ai është shpërndarë, mënyra e vetme në këto kushte për sjellje të vendimeve për udhëtim të personelit ushtarak dhe civil në operacione ndërkombëtare, Ministria e Mbrojtjes mundet pa pengesë t’i kryejë vetëm me miratim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për mbrojtje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, shtohet në kumtesë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi edhe raportin gjashtëmujor nga mbikëqyrja ndaj funksionalitetit të Sistemit automatik kompjuterik për menaxhim me lëndë gjyqësore (AKMIS) në gjykata për vitin 2019, me rekomandime të kyçura të Komisionit për mbikëqyrje të zbatimit të dispozitave nga rregullorja gjyqësore.

Në kumtesë shtohet se mbledhja e sotme e 60-të do të vazhdojë nesër. ab/

 

Back to top button
Close
Close