EvropëEvropë.Portal

Qeveria italiane paralajmëroi vazhdim të masave deri në maj

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e vendosur për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, me siguri do të vazhdohet deri në maj, njoftoi sot shefi i Agjencisë për mbrojtje civile, Anxhelo Boreli.

Romë, 3 prill 2020 (MIA) – Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e vendosur për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, me siguri do të vazhdohet deri në maj, njoftoi sot shefi i Agjencisë për mbrojtje civile, Anxhelo Boreli.

Qeveria italiane këtë javë vendosi ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill, duke kufizuar lëvizjen e lirë dhe duke i mbyllur të gjitha kompanitë që nuk janë të rëndësishme për furnizimin e popullsinë.

Boreli, duke folur në një radio-emision në televizionin kombëtar RAI, shprehu mundësinë e zgjatjes së masave të jashtëzakonshme deri më 1 maj, duke i paralajmëruar se autoritetet “duhet të jenë shumë rigoroze”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close