0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Qeveria i shfuqizoi vendimet për sistemim dhe urdhrave për kryerjen e punëve në MPB të marra nga Çulevi

Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve për sistemim të vendit të punës dhe urdhrave për kryerjen e punëve dhe detyrave të marra nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi.

Shkup, 18 shkurt 2020 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve për sistemim të vendit të punës dhe urdhrave për kryerjen e punëve dhe detyrave të marra nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi.

Siç bëri të ditur Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, janë shfuqizuar vendimet e 14.02.2020  me të cilën Ivana Kitanovska sistemohet në vendin e punës bashkëpunëtor specialist të sistemit në Sektorin për punë të përbashkëta  Byronë për Siguri Publike sistemohet në vendin e punës inspektor i lartë për kontrolle kufitare në  BSP dhe vendimi nga  06.02.2020 г me të cilin Aleksandar Matovski sistemohet në vendin e punës polic në SP Tetovë, SPB Tetovë në BSP.

Qeveria e shfuqizoi edhe urdhrin e datës 17.02.2020 me të cilin Vice Stoleski angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës shef  i Sektorit për Siguri Informative, si dhe urdhrin e datës  17.02.2020 me të cilin Zoran Janakqiev angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës komandant i Njësitit për sistemim të shpejtë në Sektorin për operacione policore speciale  në Sektorin për operacione policore speciale në BSP.

Back to top button
Close
Close