0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLink i drejtpërdrejtëPolitikëVideo

Qeveria i ndjekë të gjitha aspektet për koronavirusin, nëse nevojitet do të rriten masat

Në baza ditore po ndiqen të gjitha aspektet lidhur me koronavirusin dhe nëse ka çfarëdo lloj nevoje për rritje të masave me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, kjo do të bëhet, deklaroi sot kryeministri Oliver SPasovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse është e mundur shtyrja e konventave partiake për shkak të koronavirusit.

Shkup, 7 mars 2020 (MIA) – Në baza ditore po ndiqen të gjitha aspektet lidhur me koronavirusin dhe nëse ka çfarëdo lloj nevoje për rritje të masave me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, kjo do të bëhet, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse është e mundur shtyrja e konventave partiake për shkak të koronavirusit.

“E dini se maksimalisht me përkushtim po punohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë edhe nga Shtabi i krizës. Si Qeveri dhamë rekomandime se vazhdon për një javë rekomandimi drejtuar të gjithë atyre të cilët organizojnë ngjarje në ambiente të mbyllura dhe gara sportive pa publikë”, theksoi Spasovski.

I pyetur nëse do të jetë bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Spasovski, tha se për atë do të duhet të pritet vendimi në parti dhe se gjithçka do të dihet të hënën.

Lidhur me “bombat” e publikuara për Antonio Milloshoskin për të cilat pohon se janë pjesë e materialeve të dorëzuara në PSP, SPasovski tha se gjithçka që LSDM ka pasur, e ka dorëzuar në PSP.

“Unë nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di se për çka bëhet fjalë, vetë di se janë publikuar disa materiale. U bëj thirrje institucioneve të hetojnë, të shohin çfarë materiale janë, prej nga janë publikuar dhe të ndërmarrin masa adekuate. Zero tolerancë për këtë punë. Institucionet duhet të punojnë në mënyrë efikase dhe t’i zbulojnë ata të cilët e bëjnë këtë, dhe në bazë të asaj të ndërmerren sanksione adekuate”, deklaroi Spasovski. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close