0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Qeveria i dënon sulmet ndaj gazetares Milevska, MPB dhe PP urgjentisht të merren me kërcënimet brutale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më se ashpër sulmet me fjalor urrejtës ndaj gazetares Tanja Milevska dhe ndaj cilit do gazetar tjetër dhe qytetari në përgjithësi.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më se ashpër sulmet me fjalor urrejtës ndaj gazetares Tanja Milevska dhe ndaj cilit do gazetar tjetër dhe qytetari në përgjithësi.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria qëndron fuqishëm prapa lirisë së fjalës dhe gazetarisë së lirë dhe ka zero tolerancë për frikësim dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

“Raportim i sigurt dhe liri e mendimit, fjalës dhe veprim në mediume është angazhimi ynë thelbësor, i tanishëm  dhe afatgjatë, në të cilin punojmë me përkushtim. Dhuna e bazuar gjinore është problem tjetër, por njejtë i rëndësishëm shoqëror të cilit të gjithë duhet bashkarisht t’i kundërvihemi dhe me të cilin do të luftojmë”, thekson Qeveria në kumtesë.

Qeveria u bëri thirrje MPB-së dhe Prokurorisë publike menjëherë të veprojnë për ndriçimin e kërcënimeve brutale dhe thirrjeve të bazuara gjinore për dhunë ndaj gazetares.

Paraprakisht sot edhe Komisioni evropian shprehi dënim të ashpër me rastin e sulmeve verbale dhe fjalorit urrejtës në mediumet sociale ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Tanja Milevska.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. Gazetarët duhet të kenë mundësi ta punojnë punën e tyre të lirë nga dhuna, shqetësimi dhe frikësimi”, reagoi KE.

Paraprakisht Shoqata e gazetarëve (SHGM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SLGPM) dhe Këshilli për etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) reaguan ashpër ndaj fjalorit urrejtës  dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta për jetë përmes rrjetit social Tuiter, ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Milevska.

“Si organizata të gazetarëve cekim faktin se edhe fjalori urrejtës dhe kërcënimet e këtilla të drejtpërdrejta janë përfshirë me Kodin penal, me çka është detyrë e institucioneve, fillimisht e MPB-së dhe e Prokurorisë publike, urgjentisht t’i hetojnë dhe procesojnë”, theksuan nga SHGM, SPGPM dhe KEMM. ab/

Back to top button
Close
Close