BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria greke e gatshme të vendosë masa shtesë për Kovid-19 në rajonin më të gjerë të Athinës

 Qeveria është e gatshme të zbatojë masa shtesë për kufizim të përhapjes së koronavirusit në Atikë, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë takimit të sotëm të rregullt me ministrat kompetentë dhe epidemiologët për Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 18 shtator 2020 (MIA) – Qeveria është e gatshme të zbatojë masa shtesë për kufizim të përhapjes së koronavirusit në Atikë, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë takimit të sotëm të rregullt me ministrat kompetentë dhe epidemiologët për Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zona e Atikës, rajoni më i gjerë i Atkinës, me rreth pesë milionë banorë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus ishte në fokus së takimit të sotëm.

“Në hartën me raste pozitive, Atika është me mbi pesë për qind. Ka rritje graduale në javët e fundit, ashtu që kjo është një ndër faktorët që e vendosin Atikën në zonën e portokalltë”, tha profesori epidemiolog Sotiris Ciodras i cili është edhe shef i Komisionit kompetent për Kovid-19 në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë, nga fillimi i epidemisë, në përfundim me dje janë regjistruar gjithsej 14.400 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 325 persona. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close