BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria greke e dënoi ballinën e gazetës greke me fyerje për Erdoganin

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecasi dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, reaguan dhe e dënuan ballinën e gazetës ditore për shkak të fjalëve abuzive drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi korrespodent ja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 19 shtator 2020 (MIA) – Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecasi dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, reaguan dhe e dënuan ballinën e gazetës ditore për shkak të fjalëve abuzive drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi korrespodent ja e MIA-s nga Athina.

“Liria e fjalës dhe pavarësia e mediave kujdesen  nga populli grek dhe mbrohen në Kushtetutën tonë. Megjithatë, kjo nuk e mohon përgjegjësinë për të respektuar një lider të huaj. Gjuha fyese është kundër vlerave tona dhe mund të dënohet vetëm nga qeveria greke,” ka shkruar Pecasi sot në llogarinë e tij zyrtare në Tuiter.

Me dënim dolën edhe MPJ geke, duke bërë të ditur se liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të garantuara në Greqi, “por kjo nuk e mohon detyrimin  për t’u përmbajtur nga fyerjet ndaj individëve dhe liderëve të huaj”. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close