BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria greke do t’u lëshojë 9,5 milionë euro komunave në të cilat janë akomoduar emigrantët

Për pranimin e emigrantëve, komunat në cilat ka qendra pranimi, nga qeveria do t'i marrin gjithsej 9,5 milionë euro, të cilat dalin prej taksës reciproke që është 150 euro në vitn për çdo person të pranuar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 shkurt 2020 (MIA) – Për pranimin e emigrantëve, komunat në cilat ka qendra pranimi, nga qeveria do t’i marrin gjithsej 9,5 milionë euro, të cilat dalin prej taksës reciproke që është 150 euro në vit për çdo person të pranuar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Migrimit dhe Azilit të Greqisë, mjetet financiare kanë të bëjnë me vitin 2019, ndërsa do të sistemohen në vitin 2019, ndërsa do t’u ndahen 36 komunave në mbarë vendin, në të cilat janë vendosur gjithsej 63 276 emigrantë.

Ndihma më e madhe është për Lezbosin, Samosin, Hiosin, Kosin dhe Lerosin, duke e pasur parasysh se numri më i madh i emigrantëve janë pikërisht në këta ishuj.

Komuna Mitilini në ishullin Lezbos, që njëherësh është më i goditur prej valëve të emigrantëve, do të marrë thuajse 3 milionë euro, pasi janë sistemuar diç më pak se 20 mijë emigrantë.

Më pas pasojnë komunat Samosi lindor (1,1 milionë euro), Hiosi (879 mijë), Kosi (560 mijë dhe Lerosi (387 mijë).

Për këtë vit, taksa reciproke komunave do t’u paguhet çdo tre muaj. shk/

Back to top button
Close
Close