EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria franceze do ta arsyetojë fazën e dytë për zbutje të masave

Kryeministri francez, Eduar Filip pasdite do ta prezantojë fazën e dytë për zbutje të masave restriktive, e cila do të fillojë më 2 qershor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 28 maj 2020 (MIA) – Kryeministri francez, Eduar Filip pasdite do ta prezantojë fazën e dytë për zbutje të masave restriktive, e cila do të fillojë më 2 qershor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Falë situatës shëndetësore e cila po përmirësohet, dhe valës së dytë epidemiologjike, e cila tani për tani nuk po paralajmërohet, Qeveria e Francës do të mund ta fillojë fazën e dytë të zbutjes së masave. Eduar Filip rreth orës 17:00 do t’i kumtojë kornizat e planit të tij, menjëherë pas mbajtjes së Këshillit për mbrojtje në pallatin e Eliseut.

Një nga masat e pritura është zgjerimi i lejes për lëvizje të lirë të qytetarëve, e cila për momentin është e kufizuar në radius prej 100 kilometrave nga shtëpia.

Masa tjetër mjaft e pritur është hapja e sërishme e kafeneve dhe restoranteve në zonat e gjelbra, duke filluar nga 2 qershori.

Gjithashtu pritet paralajmërim për kthim më masovik në shkollat fillore, pasi që më 11 maj u kthyen vetëm 20 deri 25 për qind e nxënësve.

Pritet edhe vendimi në sferën e kulturës, e cila është goditur rëndë nga kriza. Kryeministri do të japë informata më të sakta për hapjen e kinemave, teatrove dhe sallave për mbajtje të manifestimeve kulturore.

Në pritje të masave qeveritare, në disa vende në Francë, si në Strasburg dhe në rajonin e Parisit, u vërejtën tubime të disa qindra njerëzve, të cilët organizuan turne sportive edhe përkundër ndalesës për tubim të më shumë se dhjetë personave. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close