0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Qeveria fillon video sesione informative KOVID-19, pyetje dhe përgjigje

Nga sot, Qeveria fillon me seri video sesionesh informuese "KOVID-19, pyetje dhe përgjigje", në lidhje me gjendjen aktuale me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19.

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Nga sot, Qeveria fillon me seri video sesionesh informuese “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje”, në lidhje me gjendjen aktuale me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19.

Videot informuese përfshijnë përgjigjet e pyetjeve aktuale në lidhje me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të menaxhuar me pasojat e infeksionit, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në sesionin e sotëm video “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje”, për kufizimet e reja të lëvizjes për qytetarët në nivelin e tërë territorit, duke filluar nga sot, do të flasin ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe zëvendësministrja shtesë e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska.

Videosesioni do të emetohet në kanalin Jutjub të Qeverisë, si dhe në faqet e Fejsbukut, https://www.facebook.com/koronavirus.gov.mk dhe https://www.facebook.com/VladaMK. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close