EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Qeveria e Spanjës insiston për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

- Qeveria spanjolle po bën presion ndaj partive opozitare që të miratojnë edhe një vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe paralajmëron se mossuksesi që të bëhet kjo mund të shkaktojë kaos.

Madrid, 5 maj 2020 (MIA) – Qeveria spanjolle po bën presion ndaj partive opozitare që të miratojnë edhe një vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe paralajmëron se mossuksesi që të bëhet kjo mund të shkaktojë kaos.

Ministri i Transportit, Hoze Luis Abalos pret debat të ashpër në Parlament në seancën e nesërme.

Ai vlerëson se këto masa janë instrumenti më efikas juridik në luftën kundër virusit korona, sepse “ato iu japin autoriteteve fuqi të jashtëzakonshme të lirisë së lëvizjes”.

Abalos thotë se pa këtë, ato viktima të deritanishme do të ishin të pakuptimta.

“Nuk ekziston plan B, nuk ka alternativë për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Abalos në konferencën për media në Madrid.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador  Ila tha se kjo është e nevojshme.

Spanja pati sukses që ta ulë rritjen ditore të të infektuarve prej rreth 35 për qind në mes të marsit në 0,16 për qind me ndihmën e masave të rrepta për izolim.

Më shumë se 25.000 persona në vend ndërruan jetë si pasojë e virusit Kovid-19. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close