BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Qeveria e re malazeze paralajmëron: Mbeten himni dhe flamuri, Kosova është e pavarur

"Treshja" malazeze - Zdravsko Krivokapiq, Dritan Abazoviq dhe Aleksa Beçiq nënshkruan, siç u vlerësua në Mal të Zi, marrëveshje historike për parimet e qeverisë së re malazeze që do ta trashëgojë Millo Gjukanoviqin pas 30 viteve në pushtet. Marrëveshjen e nënshkruan dje, ndërsa sot në konferencë për shtyp i kumtuan hollësitë.

Podgoricë, 9 shtator 2020 (MIA) – “Treshja” malazeze – Zdravsko Krivokapiq, Dritan Abazoviq dhe Aleksa Beçiq nënshkruan, siç u vlerësua në Mal të Zi, marrëveshje historike për parimet e qeverisë së re malazeze që do ta trashëgojë Millo Gjukanoviqin pas 30 viteve në pushtet. Marrëveshjen e nënshkruan dje, ndërsa sot në konferencë për shtyp i kumtuan hollësitë.

Mes parimeve themelore të preambulës së marrëveshjes në të cilën Nova.rs ka pasur qasje, janë: anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe eurointegrime, Depolitizimi i institucioneve kyçe për shkak të luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Stema, himni dhe flamuri nuk do të ndryshohen dhe Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës – kjo as nuk do të shqyrtohet.

Gjithashtu, pushteti i ri malazez u deklarua të mos ketë revanshizëm ndaj ish-pushtetit, se të gjitha ligjet do të miratohen apo revidohen në pajtim me standardet evropiane, ndërsa partive pakicë do t’u ofrohet të marrin pjesë në qeveri.

“Me këtë, ne treguam përgjegjësi për momentin historik në të cilin ndodhemi. Kjo marrëveshje gjithashtu është përgjigja më e mirë ndaj aludimeve dhe është konfirmim më i mirë se qeveria e re demokratike do të jetë proevropiane, properëndimore, pajtuese, e përgatitur t’i shërbejë vetëm qytetarëve dhe shtetit. Nuk ka ndryshime, vetëm përforcim  të fuqisë së jashtme politike në rrugën e Malit të Zi. Të mposhtet korrupsioni dhe të zbatohen reformat. Ne do ta respektojmë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk bëhet fjalë për ndryshim të simboleve”, deklaroi Beçiq në konferencë për shtyp.

“Nuk kemi ndër mend të kthehemi në të kaluarën, por dëshirojmë të shohim drejt së ardhmes. Shtrijmë dorën për bashkëpunim ndaj të gjithë personave moral dhe profesional, pa marrë parasysh se për kë kanë votuar”, potencoi ai. ab/

Back to top button
Close
Close