BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorët e Telekomit shtetëror

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike Telekom të Kosovës, për shkak të rezultateve të dobëta në punë dhe dyshimet për keqpërdorime të detyrës, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 19 shkurt 2020 (MIA) – Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike Telekom të Kosovës, për shkak të rezultateve të dobëta në punë dhe dyshimet për keqpërdorime të detyrës, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Vendimi është marrë sipas propozimit të ministres së Ekonomisë Rozeta Hajdari, e cila theksoi se Telekomi shtetëror është në gjendje të rëndë financiare dhe se urgjentisht duhet veprimi i qeverisë.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në prag të falimentimit, me çka rrezikohen shërbimet publike dhe prona publike (…). Nuk është përmbushur plani i biznesit. Qeveria ka bazë të besoj se drejtorët kanë shkelur autorizimet e tyre dhe kanë lejuar shpenzime të tepërta të ndërmarrjes”, u shpreh ministrja Rozeta.

Për propozimin e ministres, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Kurti, votuan shumica e anëtarëve të qeverisë, dhe krahas kërkesës së zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili është nga radhët e partnerit të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës, që fillimisht të mbledh komitetin ministror, e pastaj të marrë vendim për ndryshime në udhëheqësin e NP Telekom.

Partitë nga koalicioni i mëparshëm qeverisës u akuzuan nga opozita e deritanishme, tani në pushtet, si dhe nga pjesa më e madhe e mediave, se, posaçërisht para zgjedhjeve bëjnë punësime të bashkpartiakëve dhe familjarëve në NP Posta dhe Telekomi i Kosovës. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close