BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria e Kosovës e pezulloi taksën e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Albin Kurti bëri të ditur se prej sonte në mesnatë hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pezullimin e taksës 100 për qind për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 31 mars 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Albin Kurti bëri të ditur se prej sonte në mesnatë hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pezullimin e taksës 100 për qind për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke folur para gazetarëve gjatë pushimit nga seanca e sontme e Kabinetit të tij, Kurti theksoi se në të njëjtën kohë është vendosur të fillojë zbatimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, e të cilat nuk do t’i përkasin BeH-së.

“Kjo është një masë për zbatimin e reciprocitetit gradual si një parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare emrat që përdoren në dokumente duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi (…) Për vendimin që e marrim sonte, detyrohen ta zbatojnë policinë kufitare, doganat, Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë, Agjencinë për produkte dhe pajisje mjekësore, si dhe autoritetet tjera kompetente”, tha Kurti.

Ai theksoi se vendimi, i cili hyn në fuqi në mesnatë, është i vlefshëm deri më 15 qershor, kur do të shqyrtohen efektet e zbatimit të tij.

“Masat e reciprocitetit, domethënë të marrëdhënieve të ndërsjella, janë institut i marrëdhënieve midis shteteve sovrane, i cili njihet sipas parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha Kurti, duke përmendur dokumente dhe parimeve konkrete ndërkombëtare që e rregullojnë atë. mb/

Back to top button
Close
Close