0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Qeveria do t’i shqyrtojë kërkesat e mjekëve amë

Qeveria do ta shqyrtojë  kërkesën e mjekëve amë, paralajmëroi  sot  nga Shtipi  kryeministri i Qeverisë,  Oliver Spasovski, me rastin e kërkesës së tyre  për pakon e masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë.

Shtip, 26 maj 2020 (MIA) – Qeveria do ta shqyrtojë  kërkesën e mjekëve amë, paralajmëroi  sot  nga Shtipi  kryeministri i Qeverisë,  Oliver Spasovski, me rastin e kërkesës së tyre  për pakon e masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë.

Ai theksoi se  në bazë të analizave do të sillen edhe vendime,  ndërsa  si Qeveri  janë të hapur për dialog.

“Si Qeveri kemi bërë gjithçka  investojmë në potencialin  veçanërisht në sektorin shëndetësor.  Për shkak të asaj që konsideruam se nëse nuk bëhen përpjekje  në potencialin njerëzor në sektorin shëndetësor do të kemi problem serioz  dhe ajo  u tregua  tani në këtë krizë shëndetësore se vendimi i Qeverisë të investohet  në potencialin  njerëzor është më i drejtë,  për shkak të asaj që  ju mund të keni edhe pajisje mund të keni edhe infrastrukturë, ndërtesa nëse nuk ka  njerëz komponent profesional, të cilët janë shpërblyer në mënyrë adekuate në mendim arsimor në sistemin shëndetësor, atëherë ai sistem  nuk mund të funksionojë”, tha  Spasovski.

Ai vërejti se kriza shëndetësore me Kovid-19 tregoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është  stabil dhe ka punonjës shëndetësor, të cilët shumë me përkushtim, përgjegjësi dhe sakrificë kanë punuar  në të gjitha  institucionet shëndetësore.

I pyetur pse si Qeveri  nuk i dëgjuan rekomandimet  e Komisionet  për sëmundje ngjitëse  që uikendi i kaluar ishte tërësisht i mbyllur për qytetarët, por  u nënshtruan në presione ndaj BFI-së dhe partive tjera politike, Spasovski me përgjigje  se ato si Qeveri i kanë respektuar rekomandimet  e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Theksoi se qytetarët duhet ta  ngritin vetëdijen  në një nivel ende më të lartë, sepse siç tha Spasovski, kur është biseduar nëse duhet ose jo  të ketë karantinë  pjesa më e njerëzve dhe mediat treguan se nuk nevojiten masa rrigoroze dhe mbyllje të shtetit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close